Avni Alija, Autor: Prosa. Publizistik. Kunst.
Germany/Kosova/Albanien: Intertextual & Intermedial
IMPRESSIONEN & REFLEXIONEN


Avni Alija, autor. Prozë. Publicistikë. Arte figurative.
Gjermani/Kosovë/Shqipëri: Intertekstual & Intermedial
IMPRESIONE & REFLEKSIONE

Vepra të publikuara

KATALOGU I NJOLLAVEKOHA 2021

KATALOGU I NJOLLAVE

KOHA 2021


 

Gerhard Richter. Mjeshtri i polimorfizmit

“Rikthimi në të pikturuarit figurativ në skenën e arteve pamore në Gjermaninë e gjysmës së dytë të shekullit të njëzet plotësohet në dy etapa. Janë artistët si Georg Baselitz, Sigmar Polke dhe Gerhard Richter, të cilët përmes pikturës së tyre i kundërvihen epokës së artit minimalist dhe koncepcional. E , në anën tjeter ishin artistet e rrymes së ashtuquajtur “të rinjtë e egër”, të cilët me të pikturuarit e tyre radikal subjektivist…”

- SYMBOL Revistë kulturore, Nr. 4 Tiranë-Prishtinë-Shkup, 2015

 

Njeriu – një oxymoron i universit. Universi - provincë ontologjike.

“Markus Gabriel, me dy veprat e botuara brenda këtyre tre viteve, “Përse bota nuk ekziston”, 2013, dhe “Un-i nuk është tru”, 2016 është një filozof i cili pretendon të shtrij një sistem të të menduari filozofik brenda një hapësire të gjerë tematike, kufijtë e së cilës në njërën anë ndërlidhen me artin “mbetjepërpunues” të I. Kantit, e në anën tjetër, diskursi i filozofit të ri ka një përgjasim impresionues me qasjet ideoestetike të një Michelangelo apo një Raffaeli: gjithçka është e mundshme.Gjithçka ekziston. Vetëm bota jo. Gjithçka që them unë, mund të jetë edhe më ndryshe. Një referencë nga Tractatus i Ludwig Wittgenstein…”

- SYMBOL Revistë kulturore, Nr. 8 Prishtinë, Tiranë, Shkup 2016

Kompleksiteti i estetikës së thjeshtëzuar

“Tendenca për të sjellë krijimtarinë letrare gjermane të viteve të nëntëdhjeta- vite këto kur Bernhard Schlink ngritët në rrafshin e autorëve më domethënës- nën një emërues të përbashkët është dëshmuar si e pashpresë. Përveç shumësisë tematike e stilistike, variacioneve në syzhetë dhe tekstualietin, gjatë këtyre viteve në skenën letrare gjermane shfaqen edhe një sërë strategjishë të të rrëfyerit si model letrar dhe, pa dyshim, duke u mbështetë në mendimin e filozofit dhe socilogut me renome Juergen Habermas…”

- JETA E RE Revistë Letrare, Nr 1, Viti LXI Prishtinë 2010

 

Rikthimi i Joseph BEUYS

“Happenig. Fluxus. Joseph Beuys. Action art.

Në përvijimet analitike mbi origjinën e veprës artistike (artet pamore), Martin Heidegger shkruante se çështja e shqyrtimit mbi ngritjen e një vepre arti paraqet drejtëpërdrejtë sprovën për të depërtuar në thelbësinë e veprës. Vepra, krejt simbas përfytyrimeve të para, është një dalje a një ardhje, një nxjerrje a një kullim i veprimit të artistit. Por, vijon filozofi Heidegger, prejnga dhe prejsi është artisti ai çfarë është? Nga vepra, natyrisht. Përmes veprës, natyrisht. Krijuesi është origjina e veprës. Vepra është origjina e artistit. Por, çfarë është Action art? Kush është artisti performativ Jozef Bojs?…”

- SYMBOL Revistë kulturore Nr. 15 Tiranë, Prishtinë, Shkup, 2018